DEFEKTI KONGJENITAL I ZEMRËS

DEFEKTI KONGJENITAL I ZEMRËS

Defekti kongjenital i zemrës do të thot një problem me strukturën e zemrës. Defekti është i pranishëm qysh në lindje. Defektet kongjenitale të zemrës janë lloji më i zakonshëm i defekteve të lindura. Dëmtimet mund të përfshijnë murin e zemrës, valvulat e zemrës, arteriet dhe venat afër zemrës. Ato mund të prishin rrjedhën normale të gjakut përmes zemrës. Rrjedha e gjakut mund të ngadalësohet, të shkojë në drejtimin e gabuar ose në vendin e gabuar, ose të bllokohet plotësisht.
Mjekët përdorin ekzaminimin fizik dhe teste të veçanta të zemrës për të diagnostikuar defektet e lindura të zemrës. Ata shpesh zbulojnë defekte të rënda gjatë shtatëzanisë ose menjëherë pas lindjes. Shenjat dhe simptomat e defekteve të rënda tek të porsalindurit përfshijnë:
Frymëmarrje të shpeshtë
Cyanosis – lëkura, buzët dhe thonjtë me ngjyrë të kaltër
Lodhje
Qarkullimi i dobësuar i gjakut
Shumë defekte të lindura zemre kalojnë pa u diktuar. Ata shpesh nuk diagnostikohen derisa fëmijët të jenë më të moshuar.
Shumë fëmijë me defekte të lindura të zemrës nuk kanë nevojë për trajtim, por disa kanë nevojë. Trajtimi mund të përfshijë ilaçet, procedurat e kateterizimit, operacionet dhe transplantet e zemrës. Trajtimi varet nga lloji i defektit, sa i rëndë është defekti, mosha e fëmiut, madhësia dhe shëndeti i përgjithshëm i fëmijës.
NIH: Instituti Kombëtarë për sëmundje të Zemrës, Mushkërive dhe Gjakut
Për të konsultuar mjekun, vizitoni: https://www.klinikadigjitale.net/mjeket/
chevron_left
chevron_right