SËMUNDJET E VESHKËS

SËMUNDJET E E VESHKËS

Ju keni dy veshka, secila me madhësi të grushtit tuaj. Ato janë afër mesit të shpinës, dhe nën kafaz të krahërorit. Brenda çdo veshke ka rreth një milion struktura të vogla të quajtura nefrone. Ato filtrojnë gjakun tuaj. Ato heqin mbeturinat dhe ujin e tepërt, në formë të urinës. Urina rrjedh përmes tubave të quajtur uretër. Urina derdhet në fshikëzën tuaj, e cila mbanë urinën derisa të shkoni në banjo.
Shumica e sëmundjeve të veshkave sulmojnë nefronet. Ky dëm mund t’i lërë veshkat të paaftë për të hequr mbeturinat. Shkaqet mund të përfshijnë probleme gjenetike, lëndime ose ilaçe. Ju keni një rrezik më të lartë të sëmundjes së veshkës nëse keni diabet, presion të lartë të gjakut ose një anëtar të ngushtë të familjes me sëmundje të veshkave. Sëmundja kronike e veshkave dëmton nefronet ngadalë gjatë disa viteve. Problemet e tjera të veshkave përfshijnë
Kancer
Cysta
Gurrët
Infeksionet
Mjeku juaj mund të bëjë analiza të gjakut dhe urinës për të kontrolluar nëse keni sëmundje të veshkave. Nëse dështojnë veshkat, do të duhet filluar me dializë ose të bëhet transplantimi i  veshkave.
NIH: Instituti Kombëtar i Sëmundjeve të Diabetit, Traktit Digjestiv dhe të veshkave
chevron_left
chevron_right